Pas tragjedisë së ndodhur në familjen Preka në Velipojë, i gjithë qyteti është solidarizuar dhe bashkuar me dhimbjen e familjarëve.
Bashkia e Shkodrës gjatë mbledhjes së sotme ka mbajtur një minutë heshtje në ndërim të viktimave të aksidentit të ndodhur, mbrëmjen e 17 shkurtit, që i mori jetën 4 personave, midis tyre 3 fëmijë të mitur.
Ndërsa në shkollën 9-vjeçare ku mësonte 10-vjeçarja Noemi Preka nxënësit dhe mësuesit kanë vendosur tufa me lule në kujtim dhe respekt të Noemit.
?U prehshi në paqe!?, shprehen të lënduar mësuesit dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare Velipojë.