Report TV - Rama: Në pranverë nis programi kombëtar i punësimit

2018-05-11 0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Berati se nga pranvera do të linçohet Programi Kombëtar i Punësimit. Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri deklaroi se punësimi ishte një ndër temat e rëndësishme që u diskutua.

Rama theksoi se për çështjen e punësimit është ndërtuar një rreth i mirëbesueshëm me ekspertizë të huaj, me Bankën Botërore, me donatorët e tjerë dhe me ekspertizën më të mirë vendase dhe të gjitha ministritë. Ai e bëri këtë deklaratë në përfundim të mbledhjes së qeverisë, e cila këtë të premte u ndal në qytetin e Beratit.
?Programi kombëtar i punësimit, sfidë e madhe e qeverisë, që ka nisur të zbatohet. Jo si strategji, as si projekt qëllim-mirë me objektiva të caktuar, por jo të detajuar, por si një program i mirëfilltë dhe i detajuar sektor më sektor i punësimit, që ne kemi objektivit ta lançojmë publikisht në pranverë.

Free Traffic Exchange