Report TV - Sulmi ndaj Gjokës, Voltana Ademi: Skandaloze, shumë e rëndë!

2018-05-11 0

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas sulmit ndaj trajnerit të Vllaznisë, Gjoka pasditen e djeshme. Ademi deklaroi se incidenti nuk i bën nder qytetit të Shkodrës dhe kërkoi zbardhjen e ngjarjes për të vendosur autorin sa më shpejt para drejtësisë.
"Nuk ka ndodhur as në 1997 një ngjarje e tillë. Incidenti me Gjokën është një ngjarje e rëndë. Kush kërkon të cënojë Vllazninë nuk do ia arrijë. Ajo që ka ndodhur nuk është në nderin e Shkodrës. Kërkojmë zbardhjen e ngjarjes. Ne do të vazhdojmë para" tha kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila është edhe Presidente e klubit.