Report TV siguron dy video të aksidentit tė ndodhur në Maminas

2018-05-11 0

Report Tv siguron pamjet e aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Maminasit, ku humbën jetën 23-vjeçarja Elena Avdillari dhe drejtuesi i automjetit taksi, Bujar Agalliu. Në pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë së karburantit, duket automjeti taksi teksa përplaset me bordurat.

Si shkaktar të aksidentit policia ka shpallur në kërkim 32-vjeçarin Fatjon Zhaborja me origjinë nga Tropoja i cili dyshohet se ka goditur qëllimisht taksinë duke e nxjerrë nga rruga. Pas ngjarjes ai braktisi "Benzin" dhe është larguar në drejtim të paditur. Prej mëngjesit të djeshëm ai vijon të jetë në kërkim nga policia.