Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti ka mbyllur garën për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Burimet pranë këtij institucioni, i thanë Ora News se kanë shprehur interes 20 kandidatë, të cilët kreu i shtetit në bazë të kushtetutës dhe ligjit për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, i referon për vlerësim pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Në bazë të procedurës ligjore, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, brenda 5 ditëve nga dita e publikimit të listës së kandidatëve, thërret mbledhjen që shqyrton plotësimin e kushteve dhe të kritereve ligjore nga kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Në bazë të ligjit KED, pas vlerësimit të kushteve dhe të kritereve të emërimit, brenda 10 ditëve nga zhvillimi i mbledhjes, harton një listë përfundimtare duke renditur kandidatët. Nëse ka më shumë se një vend vakant, Këshilli harton dy lista të veçanta, ndërsa presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e saj emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës.
Në rast se presidenti nuk merr vendim brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës ligji parashikon se kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kriza-ne-kushtetuese-20-kandidate-paraqesin-dosjen-ne-presidence-1-ne-kuvend