Prokuroria kerkon deshmine e Nazer Seitit

2018-05-11 0

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon ndihmën e autoriteteve italiane për hetimet që po kryen për dosjen Tahiri-Habilaj. Prokuroret e çështjes kanë dërguar letër-porosi në vendin fqinj ku kërkojnë të marrin në pyetje të anëtarëve të bandës së Habilajve arrestuar atje.

Hetuesit duan të kenë në dispozicion dëshmitë e kreut të grupit Moisi Habilaj dhe Nazer Seitit, i cilësuar si një ndër personat më të rëndësishëm dhe i ekstraduar në Itali me 25 Janar.

Pritet që autoritetet italiane t?i marrin në pyetje ata për llogari të Prokurorisë Shqiptare dhe përgjigjet e tyre do të jenë pjesë e dosjes që Prokuroria do të dërgojë në gjyq.

Nazer Seiti u arrestua me 20 Tetor, por Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk e mori asnjëherë në pyetje gjatë kohës që ai u mbajt në burgun 313, ndërsa ekstradimi i tij ngjalli debate të forta politike.

Po për llogari të këtij hetimi janë dërguar letër-porosi edhe në Greqi, nëpërmjet të cilave u kërkohet autoriteteve greke të verifikojnë disa hyrje-dalje të ish-Ministrit Saimir Tahiri. Sipas prokurorisë ka dyshime se ai është takuar atje me Artan Habilajn dhe ka udhëtuar me audin me traga AA003GB që u kishte shitur Habilajve dhe nuk kishte kryer procedurat e akt-shitjes.

Tv Klan

Free Traffic Exchange