Abuzimet me autostraden Tirane-Elbasan, drejtori i ARRSH pyetet ne Prokurori

2018-05-11 0

Afrim Qendro drejtori i komanduar i Autoritetit Rrugor është pyetur në prokurorinë e krimeve të rënda në lidhje me abuzimet që janë bërë në ndërtimin e rrugës Tiranë Elbasan.

Qendro i cili ka mbajtur edhe detyrën e nëndrejtorit të ARRSH-së për katër vite në dalje nga prokuroria ka sqaruar se është pyetur për ndërtimin e autostradës në funksion të detyrës që ka mbajtur dhe mban aktualisht.

Po për llogari të këtij hetimi ditën e enjte u pyetën tre auditues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe energjisë. Ata dhanë sqarime mbi mënyrën e hartimit të auditit për këtë segment ndërtimi i të cilit i ka sjellë një dëm ekonomik buxhetit të shtetit prej 54 milionë dollarë.

Në prokurori gjatë kësaj javë dhanë dëshminë e tyre dhe dy ish-ministrat e Transporteve Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj. Ndërsa gjatë javë së ardhshme pritet të thirren edhe zyrtarë të tjerë. Tre persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë për këtë çështje ish-drejtori i ARRSH-së Dashamir Xhika dhe dy ish-vartësit e tij, Aklse Qurduka dhe Albens Alite.

Tv Klan