Ora News - Nipi i familjes mes autorëve të grabitjes së vilës në Dajç, gjykata i lë në burg

2018-05-11 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ngjarjen e dhunshme të së martës në Shirq të Shkodrës ka bashkëpunuar edhe nipi i zonjës së shtëpisë që u grabit. Gjykata e Shkodrës e la atë 12 ditë në qeli, ndërsa vendosi burg pa afat për dy autorët që pranuan fajësinë në gjykatë.

Çifti i bashkëshortëve në Shirq të Shkodrës u grabit me bashkëpunimin e një të afërmi të familjes Alia.

Ai është Altin Lukaj, nip i të zonjës së shtëpisë dhe është identifkuar nga kryefamiljari i grabitur dhe dhunuar me armë në kokë e litar në fyt.

Këtë të premte, Gjykata e Shkodrës i la në burg tre të dyshuarit për ngjarjen e shënuar mbrëmjen e të martës.

Kristjan Marashi dhe Julian Vatnikaj do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimit, si autorë të grabitjes, çka e kanë pranuar në seancën me dyer të mbyllura ku dolën njeri pas tjetrit

Ndërsa i riu me lidhje familjare me familjen e grabitur që akuzohet si bashkëpunëtor do të qëndrojë në burg 12 ditë, kohë që i është lënë prokurorisë për të provuar akuzën.

Por ndërsa të rinjtë pranuan akuzat, avokatët mbrojtës kërkuan një masë më te lehtë sigurie, çka u hodh poshtë nga gjykata.

Sipas prokurorisë së Shkodres e cila ka sekuestruar pamjet filmike të banesës ku ndodhi ngjarja, skema e autoreve ka qënë e miremenduar, pasi këto të fundit dinin detaje të shtëpisë, ku më herët kishin hyrë dhe dalë si punëtorë.

Ata fikën sistemin e alarmit, kanë hyrë në banesë duke thyer dritaren ballore dhe të maskuar e nën kërcënimin e armëve kanë marrë dy çiftet dhe orën e dorës, ndërsa nuk kanë arritur të hapin kasafortën.

7 orë pas ngjarjes u kapen në Tiranë nga forcat e komisariatit numer 3.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mbeten-ne-burg-dy-grabitesit-e-viles-ne-dajc-pranojne-autoresine-ne-gjykate