Ora News - Cana dhe kryebashkiaku Veliaj mbjellin selvi me nxënësit e shkollës “Kolë Jakova”

2018-05-11 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare ?Kolë Jakova? iu bashkuan kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-kapitenit të kombëtares, Lorik Cana, duke mbjellë 70 pemë selvie në oborrin e shkollës së tyre.

Veliaj shprehu mirënjohjen ndaj tyre, duke theksuar se angazhime të tilla janë demonstrimi më i mirë se ata do jenë qytetarë shumë të mirë nesër.

Veliaj: ?Revolucion i gjelbër i Tiranës po shkon, jo vetëm në sheshin ?Skënderbej?, jo vetëm te Parku i Liqenit apo në rrugët kryesore të qytetit, por edhe këtu, në rrugën e fundit që ndan Tiranën me Kamzën. Jam shumë i lumtur që na janë bashkuar fëmijët më të mirë të qytetit tonë sepse ai që është i mirë, është i mirë në të gjitha: edhe del me dhjeta, edhe mbjell pemë, edhe është një qytetar i angazhuar?.

Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve dhe ftoi të rinjtë që t?i bashkohen asaj.

Cana: ?Në shoqërinë dhe në vendin ku jetojmë, sa më shumë gjelbërim të ketë, aq më mirë do jemi si shoqëri, më të shëndetshëm. Nuk jemi vonë për ta bërë këtë. Nëse prindërit tanë, nëse ju, pra ne të gjithë bashkë, këtë lloj investimi e bëjmë për jetën tonë, por edhe për gjeneratat e tjera. Me nisma të tilla është bukur të bashkohen shumë njerëz dhe unë i inkurajoj që të ndjekin këtë shembull sa më shumë njerëz në shoqërinë tonë dhe në vendin tonë?.

Veliaj e falenderoi ish-kapitenin e kombëtares tonë të futbollit, duke theksuar se Cana është shembulli më i mirë se një sportist i mirë është dhe një qytetar i mirë.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/cana-dhe-kryebashkiaku-veliaj-mbjellin-selvi-me-nxenesit-e-shkolles-kole-jakova