Mbillen selvi në oborrin e shkollës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
70 peme selvi u mbollën ne oborrin e shkollës 9 vjeçare ?Kolë Jakova? në kryeqytet. Nxënësit së bashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe ish-kapitenin e kombëtares Lorik Cana morën pjesë në mbjelljen e fidanëve.



Veliaj tha se angazhime të tilla do të bëjnë që Tirana në të ardhmen të jetë një vend më i mirë për të jetuar.





?Revolucion i gjelbër i Tiranës po shkon, jo vetëm në sheshin ?Skënderbej?, jo vetëm te Parku i Liqenit apo në rrugët kryesore të qytetit, por edhe këtu, në rrugën e fundit që ndan Tiranën me Kamzën. Jam shumë i lumtur që na janë bashkuar fëmijët më të mirë të qytetit tonë sepse ai që është i mirë, është i mirë në të gjitha: edhe del me dhjeta, edhe mbjell pemë, edhe është një qytetar i angazhuar?.



Ndërsa ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana u bëri thirrje të rinjve që t?i bashkohen nismës së bashkisë.



?Në shoqërinë dhe në vendin ku jetojmë, sa më shumë gjelbërim të ketë, aq më mirë do jemi si shoqëri, më të shëndetshëm. Nuk jemi vonë për ta bërë këtë. Nëse prindërit tanë, nëse ju, pra ne të gjithë bashkë, këtë lloj investimi e bëjmë për jetën tonë, por edhe për gjeneratat e tjera. Me nisma të tilla është bukur të bashkohen shumë njerëz dhe unë i inkurajoj që të ndjekin këtë shembull sa më shumë njerëz në shoqërinë tonë dhe në vendin tonë?.





Kryebashkiaku i Tiranës e cilësoi Lorik Canen si shembullin ideal kur nje futbollist i mire është edhe nje qytetar i denje.

Free Traffic Exchange