Fier, pyllëzim kundër përmbytjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përmbytjet e viteve të fundit dhe vërshimi i ujërave përgjatë shtratit të lumit Vjosë si dhe prurjet e lumit Seman në Fier e kane kthyer ne domosdoshmëri shtimin e sipërfaqe të pyllëzuara.



Për këtë arsye bashkia e Fierit nisi aksionin për mbjelljen e pemëve në zonën e Cakranit, një nga më të prekurat nga përmbytjet.



Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi tha se projekti konsiston në shtimin e drurëve përgjatë shtretërve të lumenjve, të cilësuara si zona problematike.



Të pranishëm në mbjelljen e pemëve ishin edhe deputet e zonës Xhevit Bushaj dhe Adelina Rista.



Ndërkohë që pemët u mbollën edhe në mjediset e gjimnazit ?Janaq Kilica?, pas nje kontributi të OSHEE.

Free Traffic Exchange