Report TV - PD sulmon qeverinë, Zhupa: Rama riktheu në punë ish drejtorin e shkarkuar nga Gjykata

2018-05-11 0

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë një deklaratë me qendër riemërimin e Erjon Manohasës si Drejtor. Erjon Manohasa është shkartuar për shpërdorim detyre nga ish pozicioni i tij si Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor dhe tani po riemërohet si Drejtor i Integrimit dhe Projekteve në Institutin e Statistikave. Zhupa akuzon Qeverinë se i shërben pushtetit të korruptuar.
Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Emërimet e dyshimta të Edi Ramës në pika kyçe të administratës janë treguesi më i qartë se prapa fasadës dhe propagandës për ?bashkëqeverisje me njerëzit e zakonshëm? qëndron tepsia e pushtetit të korruptuar.

Rasti i Erjon Manohasës është tipik për një qeveri që predikon drejtësi, por mbështet dhe gradon ata që kryejnë padrejtësi.