Kodi i sjelljes të hënën në kuvend, deputetet mund të vijnë me fëmijë të porsalindur

2018-05-11 1

Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë në seancën plenare të ditës së hënë ?Kodin e Sjelljes së Deputetëve?. Partia Socialiste dhe Vasilika Hysi kanë dorëzuar në Kuvend amendamentet. Ndryshimet e grupit të Partisë Socialiste janë depozituar ditën e djeshme. Ky material i hartuar më parë nga OSBE, u riformulua nga PS dhe pritet të dalë prej disa kohësh.

Vasilika Hysi ka propozuar disa rregulla, zbatimi të cilave pritet të sjellë rinovim në raport me kodin etik dhe risi në Parlament.