Ora News - Juncer dhe Hahn të dielën në Shqipëri për negociatat me BE

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker do të mbërrijë në Tiranë në një vizitë zyrtare, të dielën më 25 shkurt. Vizita është pjesë e një turi që Presidenti Juncker do të bëjë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rreth orës 19:00 të ditës së diel, Presidenti i Komisionit Europian i cili do të shoqërohet dhe nga komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, do të takohet me kryeminsitrin Edi Rama dhe rreth orën 19:40, Juncker dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më pas në axhendë do të jetë një darkë zyrtare me kryeministrin. Të hënën në mëngjes, Presidenti Jean- Claude Juncker do të takohet me kreun e shtetit shqiptar, Ilir Meta.

Në këto takime, Juncker do t'i prezantojë kryeministrit dhe presidentit të vendit, strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Europian, të prezantuar përara disa javësh në Strasburg.

Strategjia paraqiste një perspektivë optimiste për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për Shqipërinë në veçanti ku mundësitë për të hapur negociatat për anëtarësim, janë të konsiderueshme.

Pas vizitës në Tiranë, Presidenti i Komisionit Europian, Juncker do të vizitojë Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi.

Në datën 28 shkurt, ai do të takohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me një përfaqësi të shoqërisë civile kosovare.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/juncer-dhe-hahn-te-dielen-ne-shqiperi-negociatat-me-be

Free Traffic Exchange