Vendimi për shpalljen ?Non grata? të" />
Vendimi për shpalljen ?Non grata? të"/>

Ora News - Llalla "Non grata", Biberaj: Çështja është serioze, S'besoj Lu ka dezinformuar

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendimi për shpalljen ?Non grata? të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në SHBA, është një cështje serioze dhe që ka kaluar nëpër shumë kanale. Kështu u shpreh Elez Biberaj, drejtor i ?Zerit të Amerikës? për Euroazinë, në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin ?Debate në Channel One?, pas akuzave të Llallës se ambasadori Lu ka keqinformuar qëllimisht DASH-in.

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara njoftuan vendimin e tyre ndaj zotit Llalla ditën e enjte, përmes një mesazhi, ku nuk saktësoheshin aktet e korrupsionit për të cilat ai akuzohet. Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi përmes një postimi publik se, qeveria amerikane ka informacione të besueshme se zoti Llalla është përfshirë në afera të mëdha korrupsioni gjatë qëndrimit në detyrë.

Elez Biberaj: "Njoftimi është shumë i qartë. Që të ndërmerret një veprim i tillë duhet të jetë një çështje shumë serioze. Nuk besoj në atë që ka thënë Llalla se ambasadori ka deziniformuar. Ambasadori ka investuar shumë në këtë vend në luftën kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar. Qeveria Amerikane funksionon në mënyrë mjaft perfekte. Që të ndërmerret një veprim i tillë duhet të ketë kaluar nëpër shumë kanale. Çështja duhet të jetë mjaft serioze. Vendimi është shumë i qartë."

Rama nuk ka më alibi për qeverisjen

Elez Biberaj: Është e papranushme sinqerisht që politika shqiptare të jetë kaq konfliktuoze. Zgjedhjet janë zgjedhje. Jemi në një pikë që mund të themi se mandati i parë ishte siç ishte me koalicion. Tani ky mandat është majft i rëndësishëm. Rama tani i ka numrat. Tani ai është në mundësi që të qeverisë. Shqipëria ka humbur shumë raste.

Disa çështje që mua më duken aq të rëndësishme sot nuk kanë rëndësi. Harxhohet aq shumë energji për debate në parlament. Kur shikoj parlamentin ditën e enjte si një qytetar i thjeshtë e shikoj si një model se si duhet të veproj unë. Dhe në qoftëse vazhdohet dhe veprohet në një mënyrë të tillë cili është mesazhi që jepet? Është shumë e rëndë që 200 mijë shqiptarë aplikuan në llotarinë amerikane. Në qoftëse vitet kaluara u larguan ata që ishin të paarsimuar, ata që largohen tani janë të kualifikuar.

Jam shumë I shqetësuar nga një anketë e Gallup sipas të cilës 56 për qind e shqiptarëve po të kishin mundësi do largoheshin. Çfarë mase po marrin për ta ndryshuar këtë krizë. Kryeministri Rama është në pozitë shumë komode. Nëse më mandatin e parë akuzonte Berishën sot ai nuk mund të ketë një alibi të tillë. I ka të gjithë mundësitë të qeverisë dhe të mendojë për trashëgiminë e tij. Zbatimi i reformës në drejtës

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ndalimi-hyrjen-e-llalles-ne-shba-nuk-eshte-vendim-personal-i-lu