http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Argjentinës ka gjetur dhe sekuestruar rreth 400 kilogramë kokainë të pastër, në bagazhet e diplomateve në ambasadën ruse në Buenos Aires.
6 persona janë vënë në pranga, mes tyre një ish punonjës i Ambasadës Ruse dhe një oficer policie.
Ministrja e sigurisë e Argjentinës, Patricia Bullrich, në një deklaratë për shtyp njoftoi se pas një hetimi 14 mujor mes policisë së Argjentinës dhe ministrisë së Brendshme ruse, u zbulua se organizata ndërkombëtare e trafikut të kokainës, shpërndante lëndën narkotike në Gjermani dhe vende të tjera europiane si dhe ne Rusi, duke shfrytëzuar rrugët diplomatike.
Kokaina e sekuestruar kap vlerën e më shumë se 60 milionë dollarëve.
Në vitin 2016, ish ambasadori rus në Argjentinë, Víktor Koronelli dhe tre anëtarë të Shërbimit Federal të Sigurisë ruse, e njoftuan ministren e sigurisë se 16 valixhe të mbushura me drogë, të llojit kokainë ndodheshin në ambasadë.
Pas disa përpjekjeve nga trafikantët për çuar drogën jashtë vendit, dërgesa u bë në dhjetor të vitit 2017 si bagazh diplomatik në një aeroplan zyrtar rus.
Ky është cilësuar si një nga operacionet më komplekse për goditjen e trafikut të drogës të cilin Argjentina e ka finalizuar deri më tani.