Ora News - Drejtësia amerikane vlerëson policinë shqiptare për rastin e Sajmir Alimehmetit

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtësia amerikane falënderon Policinë e shtetit shqiptar për bashkëpunimin në një hetim, kundër një personi të dyshuar për terrorizëm.

Përmes një njoftimi publikuar në faqen zyrtare, Prokurori i SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut Geoffrey S.Berman dhe Zv/Ndihmësprokurori i Përgjithshëm për Sigurinë kombëtare Edward C.O?Callaghan, njoftuan se Sajmir Alimehmeti, i njohur edhe si ?Abdul Qawii?, u gjet fajtor për tentativën për mbështetje materiale ndaj Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit (ISIS), si dhe për falsifikimin e pasaportës me qëllim lehtësimin e një veprimi terrorizmi ndërkombëtar.

Prokurori i SHBA -së për Manhatanin citon se ?siç e pranoi në gjyq sot, Sajmir Alimehmeti bëri tentativa për të udhëtuar jashtë vendit për të mbështetur fushatën e terrorit të ISIS-it. Ai bleu gjithashtu armë luftarake dhe ndihmoi një person tjetër që të gjente dokumente udhëtimi, pajisje dhe teknologji koduese (enkriptimi) për të luftuar me ISIS-in në Siri.?

Alimehmeti, 24 vjeç, banues në Nju Jork, rrezikon të dënohet deri në 25 vjet burg.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/drejtesia-amerikane-vlereson-policine-shqiptare-rastin-e-sajmir-alimehmetit

Free Traffic Exchange