Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ardian Leka, avokati i kreut të ARRSH-së Dashamir Xhika thotë se arrestimi i klientit të tij ishte jo vetëm i nxituar por edhe i pa mbështetur në kriteret ligjore.
Ardian Leka: Për ta sqaruar pak, ai është nën akuzë për dy rrugët. Njëra për Elbasan-Gjinaj, njëra për Elbasan-Tiranë por mqs Prokuroria e Krimeve të Rënda ka filluar cështjen kriminale për rrugën Tiranë-Elbasan, edhe për cështjen penale të korrupsionit. Pra nuk e ka lidhur vetëm me atë që konsiderohet problematikë teknike në kuptimin e shpenzimeve të matshme apo jo, por 'mendohet' apo supozohet të jetë një vepër penale në kuadrin e korrupsionit. Kjo e bën pak kompetente Prokurorinë e Krimeve të Rënda sepse në të kundërt shpërdorimi i detyrës nuk është kompetencë e Krimeve të Rënda, duhet të ishte kompetencë e Prokurorisë së Tiranës. Për të dyja por gjithsesi ne po flasim për rrugën Tiranë-Elbasan. Në kuadrin e kësaj problematike, unë mendoj që pa dalë në finale, arrestimi në mënyrë kategorike, jo vetëm që ishte i nxituar, por edhe i pambështetur mbi ato kriteret bazë që ligji ka për tu marrë me arrestimin.
I ftuar në Ora News, ai thotë se nuk është shteti shqiptar që financon paratë për rrugën Gjinar-Elbasan, pavarësisht se që mban borxhin.
Ardian Leka: Ajo rrugë nuk është se ka asnjë dëm ekonomik-financiar, sot që ne po flasim. Vetë organi i Prokurorisë pretendon, nisur nga ato pak prova që ka paraqitur, që do ti vijë shtetit një dëm financiar i përllogaritur në dollarë apo euro. Pra ky dëm financiar nuk ka ardhur akoma sepse presupozohet se duhet të bëhen disa pagesa shtesë që të përfundojë rruga. Jo vetëm për përfundimin e rrugës sepse ka patur një projekt të caktuar dhe është zbatuar, por zbatimi i projektit nuk është kaq i thjeshtë. Ajo është rrugë që në një lëvizje, në 1 cm në letra, zbatimi i projektit sjell disa shtesa të tij. Këto që pretendohen nga ana e prokurorisë që duhet të paguhen 'si dëm' nuk lidhen me mbarimin e rrugës.
Mbarimi i rrugës do të fillojë e mbarojë lidhjen sikleme si penalitete që shteti shqiptar duhet të paguajë për shoqërinë që merret me rregullimin e rrugës, por këto probleme, këto diskutime nuk janë kundërshtuar ende nga shteti shqiptar për tu parë nëse janë dëm apo s'janë dëm. Nuk është se ka ardhur dëmi. Presupozohet se do të vijë një dëm i caktuar, por dua të theksoj një gjë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/avokati-i-dashamir-xhikes-arrestimi-i-nxituar-dhe-i-pa-mbeshtetur-ne-ligj