Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Virusi i fruthit vazhdon të përhapet në vend. Në Kukës mjekët dyshojnë për një fëmijë të prekur me sëmundja. Bëhet fjalë për një foshnje 4 muaj e gjysmë por që mjekët janë në pritje të analizave për të konfirmuar rastin. Ndërsa në Vlorë fruthi ka prekur 6 fëmijë tre nga të cilët janë izoluar në pediatri dhe tre të tjerët që ndiqen në shtëpi.
Sëmundja e fruthit vijon të mbajë në alarm qytetarët në Tiranë dhe rrethe.
Në Vlorë mjekët bëjnë me dije se deri tani janë shënuar 6 raste.
Tre prej fëmijëve të prekur nga sëmundja infektive po trajtohen në shtëpi, ndërsa 3 të tjerët ndodhen të izoluar në ambientet e Pediatrisë.
Aida Koka: Rastet janë të izoluara në dhomat e infektimit dhe nuk përbëjnë rrezikshmëri për pacientët e tjerë. Normal që të gjithë duhet të kemi kujdes.
Ndërkohë në Kukës mjekët kanë dyshime për një të prekur me fruth.
Bëhet fjalë për një foshnje 4 muaj e gjysmë të seksit mashkull.
Mjekët thonë se janë në pritje të analizave që do të konfirmojnë rastin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqiperia-ne-alarm-nga-fruthi-ne-vlore-6-femije-te-prekur-ne-kukes-dyshohet-nje-rast