Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Momente paniku në Shkodër, pasi një person ka tentuar të therë trajnerin e Vllaznisë Ernest Gjoka. Ngjarja ka ndodhur në fushën sportive Reshit Rusi në Shkodër në fund të stërvitjes.
Një shtetas me kapuç në koke i është afruar trajnerit dhe ka tentuar që ta sulmojë me thikë.
Trajneri Gjoka e ka kuptuar se personi mund ta sulmonte dhe i eshte shmangur duke shpëtuar pa u dëmtuar.
"Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa agresori e ka sulmuar duke e goditur me grusht trajnerin Gjoka. Pas kësaj personi është larguar me vrap, ku në ikje e sipër është vënë re në dorën e tij një mjet prerës në dukje si thikë."-deklaron policia.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/momente-paniku-ne-shkoder-sulmohet-me-thike-trajneri-ernest-gjoka