Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Maminasit rreth orës 23:30, në autostradën Tiranë-Durrës, me pasojë vdekjen e dy personave.
Një automjet tip 'Benz' me targa AA 060 SP ka përplasur nga mbrapa një taksi me targa me targa DR 475 TX, ku kanë ngelur të vdekur shoferi i taksisë Bujar Agalliu, 60 vjeç, me banim në Durrës, dhe pasagjerja shtetasja Elena Avdillari, 23 vjeçe, banuese në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Fatjon Zhaporja, nga Tropoja, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin tip 'Benz'.