Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lot, dhimbje pa fund dhe zemra të thyera nga një tragjedi që u mori të afërmit, duke shuar një familje të tërë. Në kishën e Velipojës u zhvillua edhe ceremonia mortore e vajzës 9 vjeçare Noemi Preka, e cila mbylli sytë një ditë pasi babai i saj me vëllain dhe motrën u përcollën në banesën e fundit, aty ku këtë të enjte ju bashkua edhe ajo. Përpara familjareve, të afërmve, mësuesve, shokëve dhe shoqeve të klasës, famullitari i Velipojës lëshoj një tjetër mesazh të fortë për këtë tragjedi, ku nuk la pa atakuar institucionet shtetërore.
Dom Marjan Gega, famullitar i Velipojës: Si nuk u hoq një patentë për drejtim pa rryp në zonën tonë?! Si nuk u hoq një patentë për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit. Tan Shqipëria është vetëm Tirana, ne të tjerët jemi njerëz të kategorisë së dytë. Mjafton që na kanë ba rrugën. Mungon një drager për me mat nivelin e alkoolit. Ne nuk kena frikë policët, ne pimë kafe me policët. I kemi tonët. Secili duhet me ba rolin e vet.
Më pas fjalën e tij ja drejtoi nënës që humbi bashkëshortin dhe fëmijët e saj, që edhe sot ndërsa zhvillohet ceremonia mortore, ajo ende nuk di për fatkeqësinë që i ka ndodhur. Ndërsa në spital u kërkon mjekeve tu vijnë në ndihmë fëmijëve të saj, ajo nuk e di se këto të fundit janë larguar tragjikisht nga jeta prej aksidentit të rëndë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksidenti-tragjik-i-familjes-preka-famulltari-i-velipojes-si-nuk-u-hoq-nje-patente