Sulmohet ambasada Amerikane - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia malazeze edhe Fbi amerikane kontrolluan shtëpinë e 43 vjeccarit Dalibor Jaukovic, njeriu që hodhi një bombë në kompleksin e ambasadës së Shba-së në Podgoricë dhe më pas kreu vetvrasje po me eksploziv. Ndonëse nuk ka të dhëna të shumta për sendet e sekuestruara në banesën e tij në kryeqytetin malazez, mësohet se autoritetet fqinje po kontrollojnë dhe llogaritë e Jaukoviç në rrjetet sociale.
Ai ka postuar në Facebook një fotografi të një dekorimi të ushtrisë që duket e nënshkruar nga ish-kryeministri serbisë Slobodan Millosheviç. Në postime të tjera Jaukovic kundërshton haptazi anëtarësimin e Malit të Zi në NATO vitin e kaluar.
Nga ana tjetër policia ka marrë në pyetje të afërm të 43 vjeccarit. Sipas associated pres një mik I familjes Milutin Dragicevic tha se Jukovic ishte një patriot I mirë gjatë vitit 1999 kur Nato ndërmori sulmet ajrore kundër ish Jugosllavisë. Ai shtoi se nuk e dinte se cfarë e kishte shtyrë mikun e tij të bëntë dicka të tillë. Nga ana tjetër hetuesit mendojnë se atentatori ka vepruar i vetëm.

Edhe policia konfirmoi identitetin e Jaukovic por nuk dha shumë detaje për ngjarjen.
Personi u identifikua si Dalibor Jaukoviç nga Podgorica, i lindur në vitin 1976 në Kralevë të Republikës së Serbisë dhe nuk ka precedentë të mëparshëm kriminalë. Prokuroria dhe Policia po hetojnë për të përcaktuar motivin e këtij akti, i cili aktualisht është i panjohur. Në banesën e 43 vjeçarit u krye kontroll por për shkak të hetimit nuk mund të jepen detaje.Policia falënderon ambasadën amerikane për bashkëpunimin dhe besimin, duke konfirmuar edhe një herë se personeli i saj është i sigurt pas incidentit të mbrëmshëm.

Nderkaq, ne nje lidhje telefonike per Vizion Plus, Nenkryetari i Kuvendit te Malit te Zi, Genc Nimanbegu shpreson qe kjo te jete nje ngjarje e vecuar.

Nga ana e saj, Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Podgorice me ane te nje njoftimi i beri thirrje te gjithe shtetasve te saj qe te qendrojne larg zones se ambasades deri sa e gjithe situata te qartesohet.