Bakojani i kërkon llogari Kotzias - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-ministrja e jashtme greke Dora Bakojani ka akuzuar qeverinë greke se po negocion në fshehtësi rishikimin e marrëveshjes për detin Ajo ka kërkuar interpelancë me ministrin e jashtëm Nikos Kotzias te cilit i kërkon të qartësojë se cilat pjese te marrëveshjes po rishikohen? Dhe a është e vërtetë që qeveria synon të ndryshojë pozicionin e vendosur me pare për kufirin detar??Qeveria në fshehtësi po negocion një rishikim të marrëveshjes për te cilën kemi rënë dakord në 2009 dhe madje edhe të nënshkruar nga të dy vendet. Moszbatimi i saj është kryesisht për shkak të zhvillimeve politike në Shqipëri. Duhet të theksohet se komuniteti shkencor ndërkombëtar në atë kohë kishte vendosur se ishte një marrëveshje e balancuar dhe reciprokisht e dobishme?.Bakojani mendon se manipulimet që synon qeveria e sotme greke me marrëveshjen do të sjellin pasojash negative.?Nëse Athina pranon disa qëndrime shqiptare në çështjet e ishullit, atëherë ekziston rreziku i krijimit të precedentit negativ për demarkacionin e ardhshëm në fusha të tjera. Qeveria po trajton në mënyrë të papërgjegjshme një çështje të rëndësishme kombëtare. Pa konsultimet e nevojshme me forcat politike të vendit është e gatshme të pranojë anulimin efektiv të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2009 që kemi me Shqipërinë.?Marrëveshja e firmosur në vitin 2009 u negociua gjate kohës kur diplomacinë shqiptare e drejtonte lideri i sotëm i opozitës Lulzim Basha.

Free Traffic Exchange