Rudina/ Ermira Çausholli rrefen historine e dashurise (22.02.2018)

2018-05-11 4

Ajo spikati vite më parë me një format shumë interesant që zbulonte të fshehtat e lidhjeve të dashurisë së personazheve të njohur. ?Histori dashurie? ishte program që do ta bënte Ermira Çausholli të njohur për publikun.
Çausholli ishte protagoniste në studion ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfeu historinë e saj të dashurisë.
Moderatorja tregoi se është njohur me bashkëshortin, Ardit kur ishin të dy studentë.
Sot ata janë prindër të tre vajzave Geas, 20 vjeç, Lunës, 13 vjeç dhe Dian 5 vjeç.
?Ne jemi njohur kur kemi qenë studentë, Arditi ishte në vit të 5-të dhe unë në vitin e parë. Ai ishte në dhomë me shokët e mi të klasës. Arditi luante shumë mirë kitarë dhe ne u takuam me shkodranin që i binte kitarës. Përmes tingujve të kitarës filloi edhe interesi im për të. Ai ka mbaruar mjekësi si student i shkëlqyer por nuk ka punuar asnjë ditë si mjek. Ai ka punuar me gazetarë të huaj në 1997. Ne jemi martuar më 27 mars 1997, por dasmën kishim vendosur ta bënim tradicionale edhe pse bashkëjetonim bashkë në Tiranë. Në ditën tonë të dasmës filluan edhe trazirat të ashtuquajturës luftë në ?97 dhe lokali ku kishim planifikuar të bënim dasmën në Korçë u dogj dhe dasma nuk u bë. Unë vesha paliçetat dhe erdhëm në Tiranë dhe kemi bërë dasmën tek Hotel Dajti dhe nga 250 veta që ishin planifikuar në dasmë kan qenë vetëm 70 veta?, tregoi Çausholli.

Free Traffic Exchange