Rudina/ Mustafa Nano tregon nje nga pengjet e jetes se tij (22.02.2018)

2018-05-11 2

Mustafa Nano është një nga analistët që ka shprehur hapur qëndrimet e tij në lidhje me çeshtje të ndryshme të aktulititetit, politikës, apo çeshtjeve fetare.
Ai ishte sot i ftuar në studion ?Rudina? në Tv Klan nga ku ndër të tjera rrëfeu fillimet e karrierës së tij. Gjatë emisionit Nano po ashtu tregoi edhe një nga pengjet që ka mbetur në karrierën e tij.
?Kur nisa të shkruaja isha 37 vjeç dhe ishte një moshë e mirë. Në atë moment vendosa të shfaqem vetëm me emër, por pastaj u përhapën televizionet dhe më vinin ftesa të ndryshme dhe unë nuk i rezistova dot. Ky është një nga pengjet që kam, do kisha ngelur vetëm si emër Mustafa Nano. Dhe për më tepër fillimisht emri im duket si i sajuar sepse Nano ngjan si mbiemër i krishterë, ndërkohë emri është mysliman dhe e merrnin për pseudonim njerëzit. Madje edhe Ramiz Alia që ka qenë një nga të parët që më ka bërë një telefonatë dhe më pyeti: Emër i vërtetë është ky? Pra, nuk e besonte njeri.
Historia e emrit është që kam ngjallur gjyshin. Fillimisht mamaja ime bashkë me babain kishin menduar emrin Fatos dhe unë do isha Fatos Nano, do kishim dy Fatos Nano. Pastaj gjyshja kishte emrin e burrit dhe të babait Mustafa dhe kërkonte me këmbëngulje t?iu bëhej një homazh. Mamaja ime nuk donte, por babai im vendosi të mos ia prishte nënës.
Unë kam një raport shumë të keq me emrin dhe dikur kam menduar ta ndryshoj, por tani të gjithë e dinë që jam ky. Këtë e kam menduar kur fillova të shkruaja. Shoqja ime më thotë gjithmonë: Një nga elementët e sharmit tënd qëndron tek emri. Unë kam patur më shumë kompleksin e prezantimit me këtë emër jashtë, por jam pritur mirë. Emri Mustafa ka patur efekte të mira, por nuk më ngjit?, tha Nano.

Free Traffic Exchange