U nda nga jeta 3 ditë pas aksidentit të tmerrshëm në Velipojë, mesha për 10-vjeçarjen Noemi Preka

2018-05-11 1

10-vjeçarja Noemi Preka, shpresa e fundit që ekzistonte për të mbajtur gjallë familjen e pjesëtarëve të vdekur në aksidentin në Shkodër, përcillet sot në banesën e fundit.
Mesha është mabjtur në Kishën e Shën Kollit ne Velipojë.
Dom Marjan Gega, Famullitari i Kishës së Velipojës ka mbajtur një fjalim prekes gjatë ceremonisë së varrimit të vogëlushes. Famulltari thekson faktin se rrethet e Shqipërisë lihen jashtë çdo fokusi dhe për këtë arsye në ato vende ka më shumë pasiguri.

Ai u drejtohet moshatarëve të Noemit:
?Thoni prindërve të ulin shpejtësinë?

Më pas, ai vijon:
?Kujdes nga makinat e njerëzve të pasun! Ato na shtypin, ne ju dukena si miza e na shtypin. Si nuk u hoq një patente për drejtim të gabuar? Nuk asht vetëm Tirana. Ne jena njerëz të nivelit të dytë. Jetët që përcollem kto dit na bajn me reflektu?

"Fjala e fundit i takon Jezu Krishtit. Evisa fmijt e tuj dhe burri janë me ne! Mos u mbyt ne lotët e deshpërimit!", përfundon fjalën Famulltari.

Disa fjalë ka ndarë edhe mëwsuesja e Noemit, duke shprehur hidhërimin e saj për humbjen e nxënëses , siç shprehet mësuesja, ishte e shkëlqyer!

"Kisha 20 ditë që do dilja në pension dhe po mendoja të organizoja një feste të madhe me nxënësit dhe jo një funeral që na lë të gjithëve pa fjalë. Noemi ka qenë një nga nxënëset më të shkëlqyera që kisha, e donte jetën dhe kishte entuziazëm në çdo gjë që bënte. Nuk arrij të kuptoj këtë që ndodhi, nuk kam fjalë. Noemi do të na mungojë të gjithëve!", është shprehur mësuesja e Noemit.