Report TV - Fier, një person kërcënon se do ​të hidhet nga shtylla e tensionit

2018-05-11 2

FIER - Një person ka hipur rreth orës 12:00 në një shtyllë të tensionit të lartë në fshatin Buzëmadh të Cakranit dhe kërcënon se do të hidhet.
A.L, 32-vjeç, mësohet se është baba i dy fëmijëve, ndërsa nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë drejt këtij veprimi. 32-vjeçari prej më shumë se katër orës qëndron në majë të shtyllës, ndërsa familjarët ende nuk kanë mundur ta bindin që të zbresë.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe një zjarrfikëse. Vijojnë negociatat me 32-vjeçarin për të bërë të mundur që ai të zbresë nga lartësia ku është ngjitur.

Free Traffic Exchange