Rusia nuk do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën dhe nuk do ta njohë pavarësinë e saj. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i është përgjigjur kërkesës së presidentit kosovar, Hashim Thaçi, në idenë e njohjes së pavarësisë nga Rusia. Ai ka thënë se është për zgjidhje të të gjitha problemeve në Evropë me marrëveshje.
"Ai, si shumica e politikanëve në Prishtinë, duhet të merren me punët e tyre dhe sidomos me faktin që janë të akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës. Ne e respektojmë rezolutën 1244 dhe retorikat e tilla nuk ndryshojnë mendimin tonë.?
Homologu i tij serb, Ivica Daçiç, ka kritikuar gjithashtu qëndrimet e Prishtinës duke falenderuar Rusinë për mbështetje.
"Thaçi ka deklaruar se njohja nga Rusia do ta ndihmonte procesin, e unë them që është e logjikshme tërheqja e njohjes nga SHBA dhe Britania e Madhe do ta ndihmonte ndalimin e histerisë së madhe shqiptarë në rajon.?
Kryediplomati rus akuzoi vendet anëtare të NATO-s për presion në Ballkan. Për të në Serbi janë përgatitur aktivitete të ndryshme dhe dhurata nga zemra.