Aksidenti tragjik në Maminas, i ati i Elenës flet për Ora News

2018-05-11 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në familjen e Elenës janë hapur dyert e mortit. E ndërsa do i japë lamtumirën vajzës së tij, babai kërkon që autori i aksidentit të viht para përgjegjësisë.

Shumë mistere rrethojnë ende aksidentin e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Maminas.

23 vjeçarja, banuese në Tiranë ishte nisur drejt Italisë. Burimet nga porti i Durrësit thanë se ajo ka humbur tragetin dhe nuk është paraqitur në sportel, por një tjetër argument ka babai i saj Flamur Avdillari.

I ati tregon se Elena do të shkonte në Itali pasi kishte gjetur punë dhe se kishte qenë djali i tij që kishte dhënë lajmin tragjik.

I ati: Kishte gjetur një vend pune dhe do të shkonte të punonte. Djali ishte në shtëpi unë në punë. Më tregoi e më tha se kishte ndodhur një aksident. Ajo nuk kishte mundur të kalonte në Itali dhe ishte kthyer. Fajtori ka lënë makinën dhe është larguar.

Aksidenti

Aksidenti tragjik u shenua rreth ores 23:30 minuta. Elena Avdillari 23 vjeçe po udhëtonte me taksi nga Durrësi drejt Tiranës, për tu rikthyer në banesë, ku nuk mbërriti kurrë. Makina u godit nga pas nga një makinë BENZ, që sic mësohet nga Grupi Hetimor udhëtonin me shpejtësi të lartë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksidenti-tragjik-ne-maminas-i-ati-i-elenes-flet-ora-news

Free Traffic Exchange