Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Organizata ndërkombëtare Transparency International publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2017, i cili tregon prani të madhe të kësaj dukurie në më shumë se dy të tretat e vendeve ku janë bërë matjet.
Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, që publikoi organizata Transparency International, Shqipëria ka shënuar përkeqësim, duke zbritur në vendin e 91 nga 180 vende, nga 83 që ka qenë në vitin 2016.
Në të njëjtën pozitë me Shqipërinë radhitet edhe Bosnje e Hercegovina, e cila vitin e kaluar ka qenë e 83-ta.
Vendi fqinj Kosova radhitet e 85-ta, me 39 pikë, që do të thotë se ka bërë përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit.
Rënien më të madhe nga vendet e rajonit e ka pësuar Maqedonia nga pozita 90 në pozitën 107, ndërsa Serbia ka rënë nga pozita 72 në pozitën 77.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/raporti-korrupsionin-shqiperia-perkeqesohet-me-8-vende