Report TV - Ndihma ekonomike, Basha: Ngrihemi në protesta, Rama: Zogj korbi

2018-05-11 1

Skema e ndihmës ekonomike ka përplasur në debate dhe akuza të forta qeverinë dhe opozitën në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Edhe pse kërkesa e PD për mocion me debat me Ramën për këtë cështje u shty nga Konferenca e Kryetarëve në datë 15 mars, kjo nuk e pengoi opozitën që të lëshonte akuza ndaj qeverisë dhe ministres Manastirliu. Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi Ramën dhe ministren e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale se ka hequr 20 mijë familje nga ndihma ekonomike dhe për këtë duhet që të ishte marrë i pandehur nga prokuroria.
?Kjo qeveri nuk tha sot për mbi 20 mijë familje shqiptare që u është hequr ndihma ekonomike pa asnjë shpjegim. Asnjë ndjejë, zuzarët kanë zgjedhje shkojnë i blejnë me thesin e miellit me Habilajt dhe Balilajt, por pas zgjedhjeve i harrojnë. Po të kishim një prokurori të pavarur do ta merrte të pandehur marionetën e Ramës dhe vetë atë, pasi nuk ka krim më të madh? tha ai. Basha ftoi të gjithë qytetarët që të ngrihen në protesta për të larguar Ramën nga pushteti. ?Ftoj qytetarët shqiptarë t?u bashkohen, pronarëve, studentëve, artistëve dhe punonjësve të Fierit që protestuan sot, që të marrim fatin tonë në duart tona, ne jemi shumica" tha Basha.