http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për të dytën herë me radhë punonjësit e Bypass-it të Fierit e Vlorës, kanë protestuar para parlamentit duke kërkuar pagesën për punën e kryer.
Tubimit iu bashkua për pak minuta edhe kryetari i PD Lulzim Basha i cili u premtoi mbështetje në kërkesën e tyre. Sipas tij, pagat mund të sigurohen nga garancia që ka depozituar firma kontraktore.
?Kjo garanci sipas informacionit të opozitës që ne kemi kërkuar, mjafton dhe tepron për të paguar detyrimet që shteti tashmë pas largimit të kësaj firme mashtruese i ka nënkontraktorëve. Dhe jo thjesht nënkontraktorëve, por mijëra familjarëve të cilat kanë të prapambetura rrogat e punës dhe djersës tuaj. Sipas informacionit tonë kjo pagesë nuk kryhet sepse ka korrupsion, korrupsion qeveritar dhe korrupsion kryeministror.?
Por mesa duket, punëtorët janë pa zgjidhje në problemin e tyre. Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se nuk mund t?i paguajë ata pasi janë subjekt i kompanive nënkontraktore, të cilat në total janë 50 të tilla. Sipas ARSH kjo çështje zgjidhet vetëm në gjykatë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar zgjidhi kontratën me kompaninë italiane Serenisima, e cila fitoi të drejtën e ndërtimit të dy Bypass-eve. Prishja e kontratës u bë pasi ajo bllokoi punimet për vite me radhë, duke mos respektuar afatet e përcaktuara. Ndërtimi i dy veprave publike tashmë është në fazën e ritenderimit.