Lavrov: Tirana, platformë për Shqipërinë e Madhe - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov shprehu shqetësimin per pasivitetin e Bashkimit Europian në lidhje me nismën që sipas tij vjen nga Tirana e qe synon krijimin e Shqipërisë se madhe. Nga Beogradi ku u takua me presidentin Aleksandër Vucic shefi i diplomacisë ruse kritikoi kryeministrin Edi Rama per te cilin tha se inicioi projektligjin e gjuhës shqipe ne Maqedoni



?Natyrisht, ne jemi të shqetësuar për pasivitetin e BE-së në lidhje me nismën që vjen nga Tirana rreth ?platformës së Tiranës?, e cila është një thirrje e qartë për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Ka shembuj të mjaftueshëm që na japin shkak për shqetësim. Pas zgjedhjeve në Maqedoni, kryetari i parlamentit vendosi flamurin shqiptar në tryezën e tij. Ditën tjetër kryeministri Edi Rama njoftoi me krenari se ishte ai që nga Shqipëria inicioi një projekt ligj në parlamentin maqedonas, i cili i jep gjuhën shqipe statusin e gjuhës shtetërore, duke shfuqizuar kështu Marrëveshjet e Ohrit. Unë besoj se kemi çdo arsye që t?i kërkojmë Bashkimit Evropian që të na raportojë se si i përmbush vendimet e veta dhe deri në ç?masë i takon besimit të besimit që bashkësia ndërkombëtare e ka dhënë.?



Lavrov u ndal edhe tek roli i qendrës humanitare ruso-serbe në Nish.



?Qendra humanitare ruso-serbe në Nish funksionon vetëm në kontekstin e mandatit humanitar dhe nuk është e qartë se çfarë po bëjnë kolegët tanë amerikanë në Bondstill. Asnjë synim nuk është fshehur pas Qendrës. Kur lindin dyshime se me cfarë merren zyrtarët rusë dhe serbë, janë përfaqësuesit e atyre që dyshojnë, në këtë rast SHBA-së, të cilët janë të lirshëm të vizitojnë Qendrën.?



Ministri i jashtëm rus u shpreh se mirëpret përpjekjet e Beogradit për të promovuar lidhjet jo vetëm me Bashkimin Evropian. Sa i takon dialogut Prishtinë-Beograd e njohjes se Kosovës si shtet i pavarur Sergei Lavrov theksoi se i mirëpret përpjekjet e Brukselit, por kërkoi zbatimin e marrëveshjes për themelimin e komunave serbe.

Free Traffic Exchange