http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si asnjëherë me pare debati mes maxhorances dhe opozitës u zhvendos pas votimit te çështjeve te parashikuara ne rendin e ditës ne parlament. Meqenëse rregullorja nuk lejon diskutime per projektvendimet, lideri i opozitës Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama shfrytëzuan hapësirën e parashikuar per çështje jashte rendit te dites; qe ne kete rast ishte problematika e rreth 20 mije familjeve te përjashtuara nga skema e ndihmës ekonomike.
Basha ka kërkuar nga qeveria te beje transparence per sistemin e pikëzimit qe eshte përdorur per te nxjerre jashte skemës mijëra familje, por kryeministri Rama ka vene ne dukje se ai është miratuar nga qeveria Berisha.
Situata është tensionuar per shkak te krahasimit qe lideri i maxhorances Rama i beri opozitës me zogjtë e korbave dhe opozita u largua nga salla e parlamentit.
Lideri i opozitës Basha ka replikuar nga jashtë parlamentit me rivalin politik Rama.
Opozita kishte sot mocion me debat me kryeministrin per skemën e ndihmës ekonomike, por sipas maxhorances ishte pikërisht PD qe vendosi shtyrjen e saj.