http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sulmi ndaj Ambasadës Amerikane ne Mal te Zi, ka vene ne gatishmëri edhe forcat e policisë shqiptare, të cilat kane rritur sigurinë përreth selisë diplomatike që ndodhet ne rrugën e Elbasanit ne Tiranë.
Kete te enjte pranë Ambasadës patrullonin më shumë efektiv të policisë se shtetit.
Burimet zyrtare ne drejtorinë e përgjithshme te policisë konfirmojnë se uniformat blu do të vijojnë të qëndrojnë ne gatishmëri.
Për të përforcuar sigurinë, janë aktivizuar edhe agjentet e strukturës kundër terrorizmit. Ata po monitorojnë nga afer jo vetëm Ambasadën Amerikane, por edhe selite e tjera diplomatike të rëndësishme që ndodhen ne kryeqytet.