Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në mbështetje të punëtorëve të by pass-it të Fierit dhe Vlorës, të cilët protestuan përpara Parlamentit për pagat e prapambetura, Lulzim Basha tha se arsyeja e mosmarrjes së pagesave, lidhet drejtpërdrejt me korrupsionin qeveritar.
Basha: "Mosmarrja e pagesave dhe parave është pasojë e drejtpërdrejtë e korrupsionit. Ju e dini fare mirë se firma kontraktore që kontraktoi firmat nënkontraktore ka lënë një garanci tek shteti shqiptar dhe kjo garanci, sipas informacionit të opozitës që ne e kemi kërkuar mjafton dhe tepron për të paguar detyrimet që shteti tashmë, pas largimit të kësaj firme mashtruese i ka nënkontraktorëve
Protestuesit theksuan se për shkak të mosmarrjes prej një viti të pagave, nuk paguajnë dot as energjinë, teksa shteti u shton kamatëvonesat
Qytetari "Unë nuk kam paguar të gjitha detyrimet që kam ndaj tij, pra: elektriku, uji dhe të gjitha. Në këtë moment që unë s'kam paguar ato, ai më ka futur edhe kamatvonesat mbi të. Pra, shteti të shtyp
Ata kërkojnë pagat për punën e bërë, në të kundërt paralajmërojnë përshkallëzimin e protestave.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-krah-protestuesve-para-parlametit-nuk-merrni-pagat-nga-korrupsioni-qeveritar