Aldo Morning Show/ U njoh ne emision, Fredi: Me kerkoi leke ne takimin e pare (22.02.2018)

2018-05-11 2

Njohjet përmes telefonit në emisionin ?Aldo Morning Show? janë tashmë të zakonshme. Një nga rastet është edhe ai i Fredit nga Lushnja. Ai rrëfeu se ka bërë disa njohje në emision, por sipas tij ato nuk kanë qenë serioze. 42-vjeçari tha se njëra prej tyre i kishte kërkuar para që në takimin e parë.
?Jam Fredi nga Lushnja. Të mora se kam dëgjuar një vajzë nga Shkodra që kërkonte njohje. Unë jam 42 vjeç, kam një minimarket në lagje. Unë jam i divorcuar. Jam lidhur edhe herë të tjera nga emisioni juaj por nuk kanë qenë tipi im. Nuk kanë qenë serioze, kanë qenë baxhella. Tjetër thonin në telefon, tjetër kur i takoja. Donin makina dhe lekë. Shkova e takova njërën dhe më kërkoi lekë që në takimin e parë. Iku koha e aventurave, dua një njeri serioz?, tha Fredi.

Free Traffic Exchange