Rama: Kush refuzon pune nuk meriton asnje cent ndihme ekonomike

2018-05-11 0

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit tha se kushdo që është i aftë për punë dhe refuzon një punë, nuk meriton asnjë cent ndihmë ekonomike.

?Ka një të dhënë shumë të rëndësishme në këtë proces. 70 për qind e aplikantëve të përjashtuar nga kjo skemë janë në moshën 24-45 vjeç, plotësisht të aftë për punë. Nga ana tjetër ka një ligj që e detyron Sistemin Kombëtar të Punësimit që gjithkujt që është i aftë për punë, t?i ofrojë një punë. Deri më tani, vetëm në pak ditë, 1211 njerëz kanë shkuar në zyrat e punës. Ka nga ata që janë regjistruar si punë kërkues, ka nga ata që refuzojnë të regjistrohen si punëkërkues. E pra, kush është i aftë për punë dhe kujt i ofrohet një punë dhe refuzon, nuk meriton asnjë cent nga kontributet e përbashkëta të shqiptarëve nga ku buron edhe ky fond solidariteti?.

Rama tha se mezi e priste mocionin për debat me 15 Mars. ?Unë isha gati që sot, por këta siç e patë nuk ishin gati. Këta duan të bëjnë një fluturim në Shqipëri si tufë zogjsh dhe të pozojnë me varfërinë si përfaqësuesit e të varfërve ndërkohë që ne do të vazhdojmë të reformojmë Shqipërinë, të bëjmë shtet dhe të ndajmë qartë të gjithë ata që duan të punojnë me të gjithë ata që duan të vegjetojnë.?

Në fjalën e tij kryeministri Rama përmendi disa raste të përfituesve të ndihmës ekonomike që kishin në pronësi vila ose nga dy-tri makina. Ai këmbënguli se kishte mijëra abuzime me ndihmën ekonomike.

?Tani Tritan, ne nuk krahasohemi me kohën e Zogut, ne thjeshtë jemi këtu përballë zogjve të kohës, që jeni ju dhe fluturoni si korbat mbi çdo gropë që hapët, duke kërkuar llogari prej nesh. Urdhëroni vazhdoni fluturoni, por ta mësojnë njerëzit se ju jepnit 38 milionë dollarë për ndihmën ekonomike, ne japim 48 milionë dollarë?, tha Rama.

Kjo shkaktoi rritje tensioni në Kuvend, me kryedemokratin Basha që fillimisht iu afrua foltores e më pas udhëhoqi demokratët në largimin nga salla.

Basha: Ske turp!

Kryetari i Kuvendit, Ruçi: Zoti Basha ju tërheq vëmendjen. Ju lutem uluni poshtë. Ulu poshtë zoti Basha.

Rama: Nuk lini fjalë të fjalorit të ulët të gjuhës shqipe pa përdorur, u shqetësuat se ju thashë zogjtë e korbave. Jeni zogjtë e korbave, që fluturoni mbi çdo gropë dhe plagë që e keni hapur vetë./tvklan.al