Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili nga foltorja e Kuvendit ngriti shqetësimin për epideminë e fruthit. Sipas tij mungojnë elementët e trajtimit profesional dhe shkencor.
Vasili: Lidhur me këtë epidemi, pavarësisht mungesa e interesit politik që mund të ekzistojë. Po u them publikisht që kjo epidemi i mungon të gjitha elementëve të trajtimit profesional dhe shkencor por edhe detyrimeve ligjore që lindin nga gjithë legjislacioni për rrezikun që ajo paraqet.
Ka disa instrumenta që kontrollojnë epideminë në një vend, deklarimi publik i fillimit të epidemisë është një akt publik i cili implikon detyrimet nuk është kryer akoma e kësaj dite. Komiteti Kombëtar Imunizmit që drejton punën shkencore dhe ISHP nuk ekzistojnë në proces. Shërbimi i Inteligjencës epidemike nuk është ngritur fare, kominiteti i vaksinimit nuk është ngritur akoma. Kjo situatë është një situatë që nuk është verrifikuar kurrë.
Nuk ka spote intesive që informojnë popullatën për një emergjencë shëndetësore të nivelit kombëtar por që del edhe jashtë kufijve.
Sot as qeveria as ministria e Shëndetësisë nuk kanë shifrën e përafërt që duhet të vaksionohen në një situatë të re. Sot qeveria nuk ka vendosur asnjë lekë cili do të jetë fondi shtesë i vaksionave të fruthit që do të duhet për të përballuar epideminë.
Kjo teme u percoll me shqetesim nga kreu i grupit parlamentar te LSI-se edhe ne deklaraten publike jashte kuvendit.
Petrit Vasili: "Jemi në emergjencë shëndetësore siç ligji e përcakton. Prita që kryeministri të shqetësohej për këtë emergjencë kombëtare shëndetësore e paverifikuar prej vitesh pasi bëhet fjalë për një sëmundje që mbrohet nga vaksina. I bëj publike dhe një herë që shëndetësia shqiptare për herë të parë në trajtimin e një epidemie ndodh pa instrumentet e saj. Shërbimi i Inteligjencës Epidemike në nivel kombëtar nuk është ngritur megjithese duhej te ishte ngritur. Nuk funksionon komiteti i imunizimit. deklarimi i shpalljes se emergjences epidemike nga ministria e Shendetesise nuk eshte bere. Epidemia sot eshte ne duart e infermiereve ndersa koka e drejtimit ajo që orienton që kjo epidemi të mos dalë jashtë kontrollit nuk ekziston dhe rastet e reja vazhdojnë të shtohen. Sot ka pasur rast të ri nga Kukësi dhe që nga janari rastet janë katërfishuar. Ky është një qëndrim i paprecedentë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vasili-fruthi-akoma-nuk-eshte-shpallur-epidemi-ska-elemente-trajtimi