U nda nga jeta 3 ditë pas aksidentit të tmerrshëm në Velipojë, mesha për 10-vjeçarjen Noemi Preka

2018-05-11 3

10-vjeçarja Noemi Preka, shpresa e fundit që ekzistonte për të mbajtur gjallë familjen e pjesëtarëve të vdekur në aksidentin në Shkodër, përcillet sot në banesën e fundit.
Mesha është mabjtur në Kishën e Shën Kollit ne Velipojë.

Dom Marjan Gega, Famullitari i Kishës së Velipojës ka mbajtur një fjalim gjatë ceremonisë së varrimit të vogëlushes. Famulltari thekson faktin se rrethet e Shqipërisë lihen jashtë çdo fokusi dhe për këtë arsye në ato vende ka më shumë pasiguri.

Ai u drejtohet moshatarëve të Noemit:
?Thoni prindërve të ulin shpejtësinë?

Më pas, ai vijon:
?Kujdes nga makinat e njerëzve të pasun! Ato na shtypin, ne ju dukena si miza e na shtypin. Si nuk u hoq një patente për drejtim të gabuar? Nuk asht vetëm Tirana. Ne jena njerëz të nivelit të dytë. Jetët që përcollem kto dit na bajn me reflektu?

"Fjala e fundit i takon Jezu Krishtit. Evisa fmijt e tuj dhe burri janë me ne! Mos u mbyt ne lotët e deshpërimit!", përfundon fjalën Famulltari.