Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu në KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Edith Harxhi, Armand Shkullaku, Dastid Pallaska, Genti Caga, Mustafa Nano
Analisti Destid Pallaska, të mërkurën, është shprehur në lidhje me ndarjen e Kosovës, se çështja nuk qëndron tek shkëmbimi i territoreve, por tek shkëputja e një territori nga Kosova. Pallaska theksoi se shkëmbim territoresh mund të kemi vetëm në një rast, kur të dy shtetet kanë nën kontroll një territor të caktuar, të cilët bien dakord për t?a shkëmbyer. Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria nuk kanë një territor të tillë dhe nuk kanë se çfarë të shkëmbejnë. Ai bën me dije se Serbia ka pretendime për të shkëputur një pjesë të territorit të Kosovës. Ndërkaq, në lidhje me rolin e Shqipërisë, Pallaska theksoi se pala serbe shprehet se Shqipëria është me ne. Ai tha se kryeministri Rama negocion drejpërdrejt me serbët.
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi është shprehur se mundësia e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është një ide e ngritur nga serbët, por që shqiptarët dalin të humbur. ?Shqiptarët nuk mund të shkëmbejnë territore me shqiptarët?. Harxhi tha se historia e shkëmbit të territoreve ka nisur në 16 tetor në 2016, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd. Ajo bën me dije se në takimin ?kokë më kokë? që ka pasur me Vuçiçin, serbët kanë hapur tezën për ndarje të Kosovës dhe këmbimit të territoreve.
Gazetari Mustafa Nano, të mërkurën, deklaroi se nëse kryeministri Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç janë takuar për të biseduar për ndarjen e Kosovës, atëherë ata janë të tre idiotë. Nano u shpreh në emisionin ?Opinion?, se nuk ekziston asnjë zë serioz që diskuton ndarjen apo shkëmbimin e territoreve të Kosovës me Serbinë. ?Nuk ka asnjë zë serioz në diplomacinë botërore që të hedhë idenë e shkëmbimit të territoreve. Në këto rrethana, takimi i tre liderëve të fshatit ballkanik, që vendosin për hesapet e tyre, është një idiotizëm?, - deklaroi ai.