Report TV - Si i largoi agjenti i Mosad 300 hebrenj nga Shqipëria në 1991

2018-05-11 2

Historia e pabesueshme dhe misterioze e 300 hebrenjve që u larguan nga Shqipëria në janarin e vitit 1991 menjëherë sapo kishte filluar rënia e regjimit komunist. Gazetari italian Franz Gustincich, i cili ka ndjekur në Tiranë zhvillimet e atyre ditëve kur regjimi komunist ishte në grahmat e fundit, rrëfen për herë të parë në emisionin "Repolitix" në Report Tv sesi agjenti i Mosad i maskuar si gazetar, arriti të nxirrte jashtë kufijve shqiptarë, pak ditë pas rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha në Tiranë, 300 hebrenj të cilët i kishin shpëtuar nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Franz Gustincich thotë se agjenti bashkëpunoi me Bashkim Gazideden, i cili ishte prezantuar si njeri i rëndësishëm i pushtetit të kohës. Por kush ishte ky agjent i huaj?
Franz Gustincich: "I vetmi i huaj tjetër që unë kisha parë në Tiranë ishte gazetari Eduardo Roza Flores korrespondenti i ?La Vangardia? të cilin e takova në datën 20 shkurt në darkë. Ditët e mëpasme ai më tha se nuk ishte këtu vetëm si gazetar, por ishte një person që donte të bënte mirë, ai kishte babain hebre dhe ndjehej i tillë. Ai kishte mësuar pak shqipen atëherë. Më prezantoi një person me emrin Bashkim Gazidede, nuk e dija se kush ishte.