Ora News - Pedagogët 3 orë takim me Nikollën, Marku: Përgjigje deri më 10 Mars ose protestë

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pasi zhvilluan takime mes tyre dhe bën publike shqetësimet në lidhje me ngërçin e krijuar në Universitetin e Tiranës dhe ligjin e Arsimit të lartë, pedagogët u ulën në bisedime me Ministren e Arsimit. Takimi zgjati rreth 3 orë dhe përfundoi duke i lënë ministres Nikolla një afat

Marku: Ministrja kërkoi një kohë për të diskutuar për të na dhënë përgjigje dhe koha është data 10 mars. Nëse ne nuk marrim përgjigje ne jemi që ti drejtohemi të gjitha formave që janë edhe protestat.

Grupi negociator i Forumit për Liri Akademike dhe Autonomi Universitare paraqiti 5 shqetësime duke nisur me bllokimin institucional të Universitetit të Tiranës , autonominë financiare por edhe nevojën për amendimin e ligjit të arsimit të lartë.

Marku: Kemi diskutuar për bllokim institucional të UT, kemi biseduar për autonominë reale, kemi diskutuatr për pasojat që ka krijuar ligji për arsimin e lartë pas zbatimit dhe kemi diskutuar mundësinë për amendime, kemi diskutuar për statusin e profesorit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nikolla-tre-ore-me-pedagoget-ligjin-e-arsimit-te-larte-marku-komenton-takimin