Ora News - Zjarri në banesë, zjarrfikësit tregojnë momentin e shpëtimit të 3 familjarëve

2018-05-11 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zjarrëfikësit nuk kanë mundur të shpëtojnë nga flakët 80 vjeçarin e paralizuar dhe të verbuar gjithashtu Myftar Kuçi.

Këtë të martë banesa e tij është djegur për herë të dytë brenda katër muajsh, por fatmirësisht dy fëmijët e mitur 5 dhe gjashtë vjeç dhe Bashkëshortja e tij 50 vjeçe, Vera Kuçi mbijetuan falë ndërhyrjes në kohë të fqinjëve dhe të zjarrfikëseve.

Komandanti i shërbimit, Dorian Shima tregon çastet e kërkim shpëtimit.

Shima: Kishte shumë flakë kur hymë në fillim dhe një banor këtu na tha që ka edhe fëmijë. Bashkë me banorët e pallatit bëmë të mundur që të shpëtojmë edhe fëmijën. Ndërsa zotëria ishti ishte i paralizuar dhe ishte e pamundur ta shpëtonim.

Ndërsa shefi i sektorit të zjarrfikësve Luan Shehaj ka një apel për banorët e Tiranës.

Shehaj: Nëpërmjet televizionit tuaj ne i bëjmë thirrje të gjithëve që në rast zjarri të marrin në numrin 128.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zjarri-ne-banese-zjarrfikesit-tregojne-momentin-e-shpetimit-te-3-familjareve

Free Traffic Exchange