Ora News - Ylli Ndroqi në mbrojtje të bizneseve: Duhet më shumë kreditim nga bankat për energjetikën

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreditimi për investimet në energjetikë dhe hezitimi i bankave shqiptare për të mbështetur projektet në këtë sektor ka qenë një ndër shqetësimet kryesore të ngritura nga kreu i shoqatës së Konsujve të Nderit,Ylli Ndroqi, gjatë një takimi ballafaques të sipërmarrjeve vendase dhe të huaja me Ministrin e Energjitikës Gjiknuri dhe Guvernatorit Sejko.

Në takimin e katert të Konsujve të nderit z.Ndroqi siguroi edhe mbështetjen e Norvegjisë, si një partnere e Shqipërisë në zhvillimin e sektorit energjitik, por për një zhvillim të qëndrueshëm ambasadori norvegjez theksoi nevojën e shtetit ligjor dhe klimës pozitive për biznesin. Tryeza e rrumbullakët me temë "Energjia dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik- Roli i Diplomacisë Ekonomike" u organizua sot në hotel Tirana.

Tirane- Për herë të katërt shoqata e ?Konsujve të Nderit? vijoi traditën e organizimit të tryezave ku diskutohen tema të rëndësishme që lidhen me ekonominë shqiptare dhe diplomacinë. Nën drejtimin e Kreut të shoqatës së Konsujve të Nderit, Ylli Ndroqi, bizneset e pranishme dhe ekspertët më të rëndësishëm të sektorit energjetik patën mundësi të diskutojnë edhe me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Gjiknuri si dhe me Guvernatorin Sejko.

Investimet në sektorin energjitik kanë një peshë të rëndësishme për ekonominë shqiptare.

Ylli Ndroqi: Këtë vit fokusi i diskutimit është vendosur tek energjia, sepse besojmë fort se një nga rrugët më të rëndësishme për zhvillimin e vendit në Shqipëri është energjia. Këtu kemi investitorë të huaj shqiptarë që kanë investuar me të vërtetë shumë fuqishëm përsa i përket energjisë.

Në një kohë që investimet në energji zënë 70% të totalit të investimeve, ministri Damian Gjiknuri premton se së shpejti do të miratohet një strategji e re për sektorin energjetik.

Damian Gjiknuri: "Stoku më i madh i investimeve të huaja është në energji dhe këtu po flas për gjithë portofolin e energjisë, nuk e kam fjalën vetëm për energjinë elektrike, pra ku përfshihet nafta, gazi dhe po të shikojmë shifrat, stoku, në mos gaboj, rreth mbi 70% të investimeve të huaja kanë qenë të fokusuara në energji."

Mbështetja dhe kreditimi i projekteve në enegjitikë ka qenë një ndër shqetësimet kryesore që u ngrit në këtë tryezë nga kreu i Shoqatës së Konsujve të Nderit Ylli Ndroqi, i cili kërkoi më shumë mbështetje nga bankat e nivelit të dytë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/energjia-dhe-zhvillimi-i-qendrueshem-ekonomik-roli-i-diplomacise-ekonomike

Free Traffic Exchange