Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një bazë e përpunimit të kanabis sativës u sekuestrua në Vlorë në kuadër të një operacioni të përbashkët mes agjensive ligjzbatuese që vuri në pranga dy persona. Veprimtaria ushtrohej në një kantinë vere, ku u sekuestruan rreth 80 kilogram lëndë narkotike e përpunuar në vaj, çokollatë e pluhur hashashi. Në pranga përfunduan Shahin Zanaj, Kristaq Derraj, të cilët tashmë po kalojnë edhe në sitën e kontrollit të pasurive të dyshuara si produkt i pastrimit të veprimtarisë kriminale.
Rreth 80 kilogram vaj hashashi, hashash në formë cokollate dhe pluhuri u sekuestruan në këtë ndërtesë në lagjen 'Çole' të Vlorës që në katet e sipërme përdoret për banim, ndërsa në katin e parë shërben si kantine vere.
Lënda narkotike e përpunuar në format e saj më të shtrejta u sekuestrua si finalizim i operacionit ?Portokallja?, një bashkëpunim mes policisë dhe prokurorisë së Vlorës.
Në pranga përfunduan Shahin Zanaj 60 vjeç dhe Kristaq Derraj 26 vjeç, që të dy banues në qytetin e Vlorës, të cilët mësohet se kanë qenë prej kohësh nën hetim pas një referimi të policisë
Droga në të treja format e saj u gjet dhe u sekuestrua në pjesën e ndërtesës që shërbente si kantinë vere, ku po ashtu u gjetën edhe pajisje që përdoren në përpunimin e lëndës narkotike.
Në kuadër të hetimit, policia ka identifikuar dhe disa asete që dyshohet se rrjedhin nga kjo veprimtari të paligjshme, të cilat i janë referuar prokurorisë së Vlorës në ngarkim të shtetasit Shahin Zanaj, për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale".
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vaj-dhe-cokollate-kanabisi-ne-banesen-e-pronarit-te-nje-restoranti-ne-rradhime