“Terroristët synonin karnavalet” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Rreth 10 dhjetë muaj pas arrestimit në Itali të 4 të rinjve nga Kosova, nën akuzën për terrorizëm, hetimet kanë zbuluar detaje te reja.



Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët nga Kosova, Fisnik Bekaj 24 vjeç, Dake Haziraj 25 vjeç, Arjan Babaj 27 vjeç dhe një 17- vjeçar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, do kryenin sulmin terrorist gjatë karnavaleve që zhvillohen në zemër të Venecias.



Tabulatet telefonike që Vizion Plus ka siguruar, zbulojnë se me 19 mars të vitit të kaluar, të rinjtë flasin për ?karnavale?, dhe të tjerët dëgjohen duke thënë ?gjak?, ?maska?, ?vende kyçe?, etj. Ndërsa në një tjetër përgjim të rinjtë bisedojnë për blerjen e një kallashnikovi për 250 euro.



Pra synimi i të rinjve nga Kosova ishte të godisnin Venecian gjatë festimeve të Karnavaleve.



Por babai i të arrestuarit Arjan Babaj, është shprehur më herët se djali i tij nuk ka qenë kurrë i angazhuar në ndonjë aktivitet kriminal dhe se është një person i përkushtuar ndaj fesë.



Megjithatë, një ditë pas arrestimit të tyre në muajin mars një vit më parë, hetuesit kanë zbuluar nga përgjimet se të rinjtë ?betohen para dikujt që jep urdhra për të vrarë?, por ende nuk ka detaje se kush fshihet pas të rinjve nga Kosova.