http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo vetëm te vegjlit e pavaksinuar, por edhe nje pjese e konsiderueshme e popullsisë, e lindur para viteve 90 është e rrezikuar nga fruthi.
Kjo per faktin se ne kalendarin e vaksinave, injeksioni i fruthit behej vetem nje doze ne vitet e para te jetës. Me shpërthimin e epidemisë, specialistet e shëndetit publik bëjnë apel per rivaksinimin e te rriturve veçanërisht per te lindurit ne vitet 80-90, pasi ka pasur probleme me sistemin e se vaksinave.
Shpërthimi i epidemisë ka shtuar fluksin e vaksinimit ne qendrat shëndetësore jo vetem tek fëmijët, por dhe tek te rriturit. Efektet e vaksinës fillojnë 2 jave pas kryerjes se injeksionit. Nuk mungojnë dhe rastet kur refuzojnë kryerjen e vaksinës kundër fruthit.
Deri tani jane prekur nga fruthi 132 persona, pjesa me e madhe fëmije nen moshe 1 vjeç, ndërsa nuk mungojnë te rriturit e infektuar. Specialitet thonë se vaksina e fruthit rekomandohet para moshës 1 vjeç, vetëm kur fëmija ka kontakt me persona te prekur . Por si duhet ta dallojmë këtë sëmundje nga gripi i cili dhe ai është ne kulmin e epidemisë?
20 vitet e fundit, vaksina e fruthit behet ne dy doza, ne vitin e pare dhe te peste te jetës. Sipas infeksionisteve kjo sëmundje njihet per komplikacione te renda qe shkakton dhe ne forma me agresive tek te rriturit. Deri tani kane humbur jetën nga fruthi dy foshnja 4 dhe 7 muajshe.