TIRANE-Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar tre burgime përjetë për autorët e vrasjes së efektivit të FNSH, Ibrahim Basha në Lazarat në datë 24 qershor të 2015. Prokuroria ka kërkuar burgim përjetë për Arbjan Alikon, Elvis Boçian dhe Borjan Boçian. Ndërsa për tetë anëtarët e tjerë të bandës së Lazaratit u kërkuan 113.2 vite burg. 11 personat për të cilët prokuroria ka kërkuar burg sulmuan me armë policinë në qershor të 2015, një vit pasi kishte marrë nën kontroll fshatin Lazarat.
Në krye të këtij grupi sipas hetimeve ka rezultuar se qëndronte Arbjon Aliko për të cilin u kërkua burg përjetë si dhe Barjam Bocian dhe Elvios Bocian. Ky vendim është pritur me tension nga familjarët e të pandehurve të cilët kanë akuzuar prokurorinë se po kërkon dënimin e të pafajshmëve.